Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, kanë vizituar Shqipërinë në muajin korrik, ku kanë qëndruar 6 ditë.
Këtë lajm e ka dhënë eksperti i turizmit Auron Tare në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të martë. Ai u shpreh se Ivanka Trump shoqërohej nga disa personazhe midis së cilëve ka qenë edhe presidenti i PSG-së, Naser Al Kalif. Tare zbuloi se ata kanë zbritur në Tiranë dhe me pas kanë përshkruar me jaht gjithë vijën bregdetare shqiptare, nga Kepi i Rodonit, Sazan, Porto Palermo, Qeparo dhe në fund në Butrint. Nuk ka munguar as fluturimi me helikopter ku kanë vizituar edhe kishën e Leusë në Përmet.



















