Sa i përket supermodeleve, nuk ka emër më legjendar se ai i Claudia Schiffer. Nga zbritja në pistë si një nga “Vajzat e Arta” të Versace e deri tek rolet e shumta kinematografike ikona e modës i ka bërë dhe i ka parë të gjitha.
Kjo shpjegon edhe arsyen pra, pse ajo ka vendosur të tregojë përvojën e saj të pasur në një libër të ri të ilustruar. Magjeps! Fotografitë e modës gjatë viteve ’90 nga karriera e 51 vjeçares gjermane do të dalin në Nëntor, do të shoqërojë ekspozitën e parë ndonjëherë të kuruar nga Schiffer, e cila përmban fotografi mahnitëse (dhe të papublikuara) nga Arthur Elgort, Ellen von Unëerth, Herb Ritts dhe më shumë, kryesisht të nxjerra nga arkivi privat i modeles.
Ndërsa fansat e Schiffer presi nëntorin për të marrë në dorë librin me imazhet e rralla, ylli i pasarelave ka ndarë me Elle disa prej fotografive të papublikuara më parë.



















