KreuCelebrity

FOTO/ Diva e gjallë Sophia Loren feston sot 87-vjetorin e lindjes

Aktorja e madhe italiane Sophia Loren feston sot 87-vjetorin e lindjes. Diva e ekranit, me shikimin e saj magnetik dhe bukurinë e saj absolute magjepsi të gjithë botën duke pushtuar Hollivudin. Në vitin 1962 ajo hyri në historinë e Oskarëve me filmin “La Ciociara”, duke u bërë gruaja e parë që fitoi statujën prestigjioze për një film në një gjuhë të huaj.

E lindur në Romë, por e rritur në Pozzuoli, ka spikatur gjithmonë për talentin dhe bukurinë e rrallë. Gjatë karrierës së saj të gjatë mbi 70-vjeçare ajo ka punuar me regjisorët e mëdhenj nga Ettore Scola, Mario Monicelli e deri te Dino Risi.

Kujtojmë që martesa artistike me Marcello Mastroianni dhe Vittorio De Sica la gjurmë të pakrahasueshme në historinë e kinemasë. Sot në 87-vjetorin e saj të lindjes, ne kemi përzgjedhur disa fotografi, të cilat tregojnë se për Sophia Loren nuk ka moshë..

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF