Ka bërë bujë në mediat italiane arrestimi i motrës së aktores së famshme Ornella Muti. Claudia Rivelli u prangos pasi iu gjet në shtëpi “drogë përdhunimi”, por ajo pretendon se nuk e dinte dhe atë substancë e përdorte për të pastruar objektet e argjendta.
Policia duket kishte kohë që po hetonte. Rivelli vazhdon të insistojë që e dinte substancën për ndonjë lloj ilaci rrobash, ndërkohë forcat e rendit mendojnë se ajo kishte për destinacion djalin e saj në Londër. Për momentin, motra e yllit te kinemasë italiane është lënë në arrest shtëpie. Në gjyq, atë do ta mbrojë ish bashkëshorti i saj, Paolo Leone.



















