KreuCelebrity

“Për t’më dëgjuar ZanIn”, më 20 shtator Elhaida Dani promovon EP-në e re

Këngëtarja e dashur për publikun Elhaida Dani para disa ditësh dha lajmin e bukur që më datë 20 shtator do të vinte me një projekt të ri muzikor. Ndërkohë që më pas dha të tjera detaje, duke na bërë me dije se nuk bëhet fjalë vetëm për një këngë, por për një album. 

Artistja e talentuar ndau me ndjekësit e saj coverin e EP-së së re, të titulluar “ZanIn”.  Ajo është shumë e lumtur për këtë projekt të ri dhe ditën e hënë, në orën 19:00, do të organizojë një event promovues në hollin koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit TKOB-së.

“Për t’më dëgjuar ZanIn”, është ftesa që Elhaida iu ka bërë miqve dhe të afërmve, të cilët do të kenë mundësi të dëgjojnë të parët perlat muzikore që artistja ka punuar me dashuri dhe shumë profesionalizëm.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF