Meghan Markle u pa duke mbajtur në dorë një unazë të madhe rozë me diamant në kopertinën e fundit të Time, e cila duket identike me atë që ajo mbante në kopertinën e tetorit 2020.
Pasi e vendosi modelin në tetor të vitit të kaluar, Page Six pretendoi se unaza ishte krijuar për të nga argjendaria Lorraine Schwartz me “diamante të dhuruar nga Lindja e Mesme”, një pretendim që çifti e ka mohuar që nga ajo kohë.
Harry dhe Meghan thonë se unaza është marrë nga një stilist gjatë xhirimeve, i cili e ka marrë direkt nga marka, por nuk e ka konfirmuar identitetin e kompanisë. Ndërkohë që ekspertët e bizhuterive e kanë vlerësuar diamantin me vlerë rreth 62,000 dollarë.



















