Almeda Abazi ka humbur gjyshin e saj. Këtë lajm të trishtë ajo e ka dhënë vetë me anë të një fotografie që ka postuar në Instagramin e saj, teksa gjyshi i saj shihet të mbajë në krahë vogëlushen e porsalindur të modeles së njohur, të cilës ia ka mbuluar mbuluar fytyën me nje emoji. “Ah o gjysh ah! Prehu në paqe o gjyshi jonë”, ka shkruar Almeda përkrah fotografisë.
Kujtojmë që shumë vite më parë, Almeda ka humbur të atin, të cilin herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale tregon se sa e ndjen mungesën e tij.



















