
Koncerti i shumëpritur i Ermal metrës mbahet të premten, në 17 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet. Kreu i FSHF-së, Armand Duka nuk e fshehur krenarinë për këtë moment. “Kënaqësi e veçantë të isha sot me Starin Ermal Meta, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe mikun tim Fabrizio Bucci në konferencën për shtyp ku prezantuam koncertin e nesërm në Air Albania Stadium. FSHF është partner i këtij koncerti që kurorëzon në mënyrën më të mirë “rikthimin” në normalitet të marrëdhënieve Shqipëri-Itali. Ju mirëpres të gjithëve në shtëpinë tone!”, ka shkruar ai në Instagram.
Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë.



















