Leonora Jakupi është një nga femrat më të bukura të showbizit shqiptar, për të cilën duket se koha ka ndalur. Së fundmi ajo ka publikuar disa forografi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet me flokët gërsheta.
Ky model i ri flokësh jo vetëm që i shkon shumë, por e bën këngëtaren të ngjasojë me një vajzë në të njëzetat e saj. Ndërkohë që për veshje ajo ka zgjedhur një palë bikini të markës “Dior” kombinuar me një kapele nga e njëjta markë, syze dielli dhe sipër mban një këmishë të bardhë.



















