Edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga eventi i rëndësishëm i modës Met Gala lajme dhe kuriozitete të reje ende vijojnë të dalin nga mbrëmja e 13 shtatorit.
Veshja e Kim Kardashian ishte një ndër më të komentuarat e ngjarjes së rëndësishme të modës. Dhe mbrëmjen e kaluar Kim ka hedhur dritë mbi një foto të saj dhe Kendall Jenner që u kthye në meme në rrjet.
Çfarë kanë qenë duke thënë dy motrat në foton e shkrepur ku në portretin e modeles Kendall lexohet një hije habie?
Kim Kardashian sapo shoi kureshtjen e të gjithëve, pasi ka shpërndarë foton në llogarinë e saj në instagram.
“Kendall po thërriste emrin tim, por unë nuk e shihja kush ishte por njoha shkëlqimin e fustanit të saj”; shkroi 40 vjeçarja
Kim zgjodhi një jumpsuit të zi ngjitur pas trupit krijuar nga Balenciaga, ndërsa fytyrën e mbuloi me një copë të zezë duke mos zbuluar asnjë pjesë të portretit.



















