Italia ka bërë të detyrueshme për të gjithë punëtorët vaksinën anticovid, duke u renditur në këtë mënyrë si vendi i parë në Europë që merr një vendim të tillë.
Ky projektligj i qeverisë i miratuar tashmë, detyron të gjithë punëtorët, të sektorit publik dhe privat, të zotërojnë certifikatën digjitale të vaksinës. Për Mario Draghi, kryeministrin e Italisë, “leja e gjelbër” është e domosdoshme për të vijuar hapjen e vendit, pas bllokadave dhe kufizimeve të shumta të vendosura kundër pandemisë.



















