Bebe Rexha ka surprizuar fansat me look-un e saj të ri teksa ka publikuar disa fotografi dhe video në rrjetin e saj social Instagam. Këngëtarja është shfaqur me flokë të zeza, të prera shkurt dhe me baluke, duke rrëmbyer gjithë vëmendjen e fansave.
Ky stil i ri i saj u komentua shumë nga ndjekësit e saj, të cilët disa e komplimentuan e disa jo. Bebe Rexha ka theksuar se këto foto janë nga prapaskenat e filmit “Queen Pins” ku ajo do të marrë pjesë, për të realizuar këtë ndryshim në pamje ajo ka vendosur paruke.
https://www.instagram.com/p/CT5tGGGP2Lb/?utm_medium=copy_link



















