KreuCelebrity

Top Channel rrëmben moderatorin e njohur!

Dukej se publikut i kishte munguar shume prezantimi i xhentelmenit te televizionit, siç e kemi etiketuar edhe ne të Bordo herë pas here.

Ndaj për të gjithë ata që mendojnë se figura e Xhani Shqerra i duhet ekranit, ka qenë vetë moderatori që sapo dha një lajm të mirë. Xhani Xhani Shqerra do te jete pjese e Top Channel dhe lajmin e bëri me dije pak minuta më parë në llogarinë e tij në instagram.

“Si je këtë sezon? TOP fare! Zyrtarisht në Top Media. Nder dhe kënaqësi të ndaj me të gjithë ju disa minuta televizion të bërë mirë, të bërë bukur, me pasion dhe përgjegjësi. Shihemi së shpejti”; ka shkuar shoëman-i në postimin e fundit para pak minutash

Reagimet kanë qenë shumë pozitive jo vetëm nga ndjekës të thjeshtë por edhe kolegët VIP. Nuk dihet ende se çfarë do të na servirë Xhani por një gjë është e sigurt se do të jetë suksesi i rradhës tashmë nën logon e Top Medias.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF