
Prindërit duhen shumë, por disa fëmijë kanë një marrëdhënie ndoshta pak më të vecante se të tjerët me ata që i sollën në jetë. Përmes një letre të ndjerë në 90 vjetorin e lindjes së të atit, Shakira tregoi se bën pjesë në këtë kategori. “Këtë 6 shtator pashë babanë tim të mbushte 90 vjeç. Të rikujtoja se sa i dashur dhe i vlerësuar është ai nga të gjithë ata që e rrethojnë më ka bërë të reflektoj mbi jetën time dhe të pyes veten nëse një ditë, si ai, unë do të jem në gjendje të arrij një moshë të madhe, e rrethuar me kaq shumë dashuri të sinqertë. Jo për shkak të këngëve që kam shkruar, apo ideve që më kanë lindur gjatë jetës, jo për shkak të gjurmës sime artistike, por për shkak të trashëgimisë sime njerëzore. A i kam dëgjuar mjaftueshëm të tjerët kur një dhimbje i ka pushtuar? A kam festuar për gëzimet e tyre dhe a i kam kuptuar dhe falur limitet e tyre?
A u kam kushtuar atyre vëmendjen time të pandërprerë kur ata kishin nevojë për të apo kam qenë shumë e zënë, e lodhur me shqetësimet e mia, pa ia hapur telefonin apo e zhytur në gjërat e mia të vogla? Thonë se jeta është një teshtimë, por që ka fuqinë të infektojë të tjerët me shumë gëzim. Një gëzim që nuk zbehet, ai që na bën të buzëqeshim kur kujtojmë dikë të dashur, njerëz si babai im, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shpërndarë pa u lodhur dritën e tij si të ishte një llambë vaji e pashtershme. Ata që e njohin e dinë se si ai e bën secilin nga njerëzit që takon të ndihet unik dhe i veçantë. Ai i shikon në sy, i dëgjon, i këshillon, i do.
Ai ka qenë një shkrimtar, një shpirt krijues, pronar i një pasurie të madhe letrare dhe intelektuale, por kjo nuk është pikërisht ajo që ne festuam në ditën e tij me muzikë, tullumbace dhe pije. Në moshën e tij, fjalët mund të bëhen gjithnjë e më të rralla, ose në mendjen e tij pjellore, idetë brilante mund të shfaqen gjithnjë e më rrallë. Shpesh ndodh që me kalimin e viteve, ajo që zë periferinë tonë të na lërë e para. Por përtej kësaj prognoze, në një qenie të papërsëritshme si ai, unë e di se e brendshmja, parësorja do të mbetet;
Aftësia për të shprehur dhe ndjerë dashuri,
Gëzimi i tij, drita e tij, karizma e tij, dhe mbi të gjitha ritmi i tij!
Sepse ajo që është me të vërtetë e rëndësishme nuk gëlltitet nga faqet e kohës.
Asgjë dhe askush nuk e ndal vallëzimin!
As materiali nga i cili jemi bërë, dhe nëse keni dyshime pyesni Don Ëi!
Oh sa gjë e lezetshme baba!”, ka shkruar ajo.



















