KreuCelebrity

Sfidë e “bukur” kjo në Tik Tok, i kërkon fëmijëve të vjedhin në shkolla!

Sfidë e “bukur” kjo në Tik Tok, i kërkon

Një sfidë e re shqetësuese është shfaqur në Tik Tok: nxënësve u kërkohet të vjedhin nëpër shkolla e ky po kthehet në problem. Në bazë të këtij trendi, fëmijët nxiten të grabisin çdo gjë të mundshme në shkollë, duke nisur nga sapunët, pajisjet e testimit të COVID, dezinfektuesi i duarve deri tek artikujt me vlerë të lartë si pajisjet teknologjike. 100,000 video të tilla, me më shumë se 175 milionë shikime u gjetën, duke e detyruar dhe vetë aplikacionin të ndërhyjë. “Ne presim që komuniteti ynë të qëndrojë i sigurt dhe të ketë përgjegjësi. Ne nuk lejojmë përmbajtje që promovon ose mundëson aktivitete kriminale. Ne po i heqim këto përmbajtje dhe po ridrejtojmë hashtags-at dhe rezultatet e kërkimit, për të dekurajuar një sjellje të tillë,” tha një zëdhënësi i Tik Tok.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF