Që kur vendosën të “rindezin zjarrin e tyre” të vjetër të dashurisë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në fokusin e mediave si kurrë më parë. Gjërat mes tyre duket se po shkojnë mjaft. Një burim pranë ciftit i tha “Entertainment Tonight”, ata janë shumë të lumtur nuk mund të ishin më të dashuruar. Ben ka qenë i martuar për një kohë të gjatë me aktoren mjaft të dashur nga publiku, Jennifer Garner me të cilën ka dhe tre fëmijët, Violet, 15 vjeçe, Seraphina, 12 dhe Samuel, 9 vjeç. Jennifer është mjaft e rezervuar, megjithatë së fundi e bëri një koment për lidhjen e bujshme të ish bashkëshortit. Ashtu sic bëri dhe me Alex Rodriguez, JLo kërkon t`i afrojë dhe fëmijet e saj me ata të Benit. Garner duket nuk bezdiset nga një gjë e tillë. “Fëmijët e saj e duan J.Lo dhe J.Lo gjithashtu i do ata. Gjithçka është pozitive. Kur Ben është i lumtur dhe fëmijët janë të lumtur, Jen Garner mendon se nuk ka asgjë për të cilën mund të mërzitet. Jen gjithashtu thotë se Ben duket më mirë se kurrë. Ajo dhe Ben po shkojnë shumë mirë në kuptimin e prindërimit dhe gjithçka është mire,” –tha burimi.



















