Pas incidentit në Greqi, Angela Martini dhe bashkëshorti i saj rumun, Dragos Savulescu janë rikthyer në Itali. Dragos e cilësoi të paligjshme kërkesën e Rumanisë për ekstradim, duke e lidhur atë me kohën e Çausheskut dhe u shfaq mjaft i lënduar nga arrestimi, i padrejtë sipas tij. “Në thelb, ata u përpoqën të më arrestonin për herë të dytë pa asnjë autorizim pasi urdhri u refuzua nga Gjykata e Apelit të Napolit , Itali”, tha ai. Savulescu pra mendon se mënyra më e mirë e mbrojtjes është sulmi. Por a ka dicka të errët historia e tij? Panorama analizon disa detaje të pasurisë së tij që “nuk shteron kurrë, pavarësish shpenzimeve marramendëse”. Savulescu u shpall në kërkim rreth dy vite më parë, pasi akuzohej për përfshirje në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin rumun me 114 milionë euro, për sa u përket disa pronave në Constanca dhe Mamaia.
Ai ka pohuar se e gjitha kjo, është një gjueti shtrigash dhe ka një prapavijë politike. Në vitin 2015, Geta Savulescu, nëna e Drago’ Savulescu, kërkoi në gjykatë kompensimin e tokës “Verdi Park” duke marrë dëmshpërblim shumën prej 660 mijë eurosh sepse i ishte hequr e drejta e përdorimit që në vitin 2011. Në qershor të 2018 filluan negociatat për shitjen e tokës dhe shuma, të cilën e ‘vlerësoi’ bashkia e qytetit, ishte rreth 50 milionë euro. Sipërfaqja totale e tokës ishte 46.088 metra katrorë. Por pikërisht këtu nis problemi. Savulescu pretendonin se ishin agjentë të trashëgimtarëve të disa tokave dhe i kërkonin Bashkisë së Konstancës që të merrte në pronësi. Më pas, ata i shitën të drejtat e trashëgimisë te të tjerë, por me çmime më të ulëta.” Sot, pasuria e Drago’ Savulescu vlerësohet prej 13 milionë eurosh, një shifër kjo shumë e ulët për stilin e jetës që bën. Të paktën që nga koha kur është martuar me modelen shqiptare Angela Martini rreth katër vite më parë, që ka qenë në qendër të vemendjes për stilin e jetës, ato para duhej të ishin mbaruar tashmë.”, thotë Panorama.



















