Aktorja e njohur amerikane Sadie Robertson ndau me gjithë ndjekësit e saj në Instagram sëmundjen dhe betejën e vajzës së saj Honey me virusin respirator sincitar (RSV). “Ne kemi kaluar nëpër këtë privatisht, por dua t’ju jap të gjithëve një mesazh, sepse e di që shumë njerëz në mbarë botën po kalojnë të njëjtën gjë. Ditët e kaluara kanë qenë shumë të vështira. Të shikosh fëmijën tënd të sëmurë është një nga gjërat më të vështira. Të shoh luftën e saj më dalin lot si të mos kem qarë kurrë, por duke parë forcën e saj më ka dhënë buzëqeshje si të mos kem buzëqeshur kurrë. Dashuria që kam për këtë vajzë është e pakrahasueshme. Për të gjithë nënat dhe baballarët që shikojnë fëmijën e tyre të kalojë sëmundje, unë brengosem me ju”, ka shkruar ajo ndër të tjera në postimin në saj përkraj një fotoje me të bijën.



















