KreuCelebrity

Seriali H.O.T në TV Klan; zbulohet data, dita dhe ora e nisjes

Ermal Mamaqi, pasi zbuloi se seriali H.O.T  (Humans of Tirana) do të shfaqet në TV Klan, më në fund ka ndarë me gjithë ndjekësit e tij edhe datën, ditën dhe orën e transmetimit.

Teksa publikoi disa fotografi nga festa e promovimit të serialit në rrjetin e tij social Instagram, shkroi, “Seriali H.O.T nga data 24 tetor, çdo të diel, primetime në TV Klan”.

Kujtojmë se seriali ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjord Mezinin. “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF