Akorja e njohur Sharon Stone rreth dy javë më parë humbi nipin e saj River, i cili ende nuk kishte mbushur vitin. Në një intervistë për ‘People’ ajo ka folur për herë të parë pas vdekjes së tij.
Aktorja tha se organet e nipit të saj janë dhuruar dhe ai i kanë shpëtuar jetën 3 fëmijëve. “Nipi im i ka shpëtuar jetën 3 personave. Asgjë më shumë se kjo nuk e ndihmon më shumë familjen tonë për të duruar dhimbjen e madhe që na ka rënë”-ka thënë Sharon Stone.
Më herët aktorja 63-vjeçare, shumë e pikëlluar, zbuloi për publikun se nipi i saj, River, u gjet në krevatin e tij në gjendje të rëndë dhe pas dërgimit në spital mjekët thanë se ai kishte pësuar dështim të plotë të organeve jetësore.



















