Në një dokumentar të ri të BBC-së Princi Charles ka zbuluar bisedën e fundit me babanë e tij të ndjerë, Princin Philip. Një ditë para vdekjes së Princit Philip, Charles pretendon se ai dhe i ati diskutuan planet e tij të 100-vjetorit të lindjes. “Ne po flasim për ditëlindjen tuaj”, tregon Charles se i ka thënë babait të tij. “Epo, duhet të jem gjallë për këtë, apo jo?” ia ktheu Philip, ndërsa Charles iu përgjigj: “E dija që do ta thoshe këtë!” Të nesërmen, Princi Philip ndërroi jetë, në moshën 99-vjeçare.
Dokumentari “Prince Philip: The Royal Family Remembers” do të transmetohet më 22 shtator në BBC One.



















