Tashmë është zyrtare: deputeti i PS-së, Nasip Naço dhe ish ministri Edmond Haxhinasto, janë krushq! Djali i Naços, Franko, ka lidhur kurorë me Eliza Haxhinaston në një ceremoni të organizuar buzë detit me të afërm dhe miq. Eliza kishte veshur një fustan të puthitur pas trupit që i nxirrte në pah linjat, ndërsa drejt altarit e shoqëron i ati. Ajo dhe Franko ishin fejuar prej 6 vitesh, dhe tashmë e zyrtarizuan në martesë lidhjen e tyre. Interesant është fakti që baballarët e tyre ishin së bashku në një parti, por tashmë kanë kaluar në kampe të ndryshme, sepse Naco e la LSI-në për Partinë Socialiste.



















