U bënë prindër për herë të parë në muajin prill, Fero dhe Arbenita e pagëzuan me emrin Nina vogëlushen e tyre. Përmes postimeve të ndryshme, ata treguan sesi ua ndryshoi jetën mbërritja e vajzës. Por një zhvillim i fundit ka bërë që të lindin dyshime mbi ciftin: a janë apo jo më bashkë reperi dhe modelja? Në fakt, ata duket se nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe fansat janë kureshtarë të mësonë se cfarë ka ndodhur.



















