Moderatorja Jonida Shehu ishte e ftuar në programin “Vila24” me moderatoren Brunilda Lahe, ku foli ndër të tjera edhe për humbjen e mamasë së saj, me të cilën ka qenë shumë e lidhur. “Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje të hidhur. Prej një muaji çdo kafe që pi, për mua ka shije të hidhur dhe nuk e di edhe për sa kohë do të vazhdoj të pi kafe që kanë shije të hidhur”, u shpreh ajo. Shehu mundi të përballojë emocionet, ndërsa kujton rutinën e mëngjeseve, bisedat, kujdesin për të bijën Kristal që tani i mungojnë. Ajo theksoi se në këto momente të vështira kthehesh në atë fëmijën e vogël që nuk e mendon gjatë e përplas këmbët për gjërat që i do, pastaj kujtohesh se je e rritur e bëhesh më e përgjegjshme.



















