Nuk pranoi retushimin e pamjes së saj; kërkoi që në serialin “Mare Of Easttown” të shfaqej ashtu sic është, me rrudhat e moshës, barkun e varur e më strija nga lindjet, duke ngrënë nje hot dog plot uri. Ashtu sic do të ishte në jetën reale personazhi i saj, Mare Sheehan.
Për këtë, Katë Winslet mori lavdërime pafund, si dhe statuetën e aktores më të mirë në një serial të limituar. Mare, e interpretuar prej saj, është një detektive në një provincë të vogël që heton një krim i ka tronditur zonën. Një grua e zakonshme, të cilën Kate e solli pa filtra, dhe publiku, vërtet që donte ta shihte dicka të tillë! “Si fillim dua të përshëndes të gjitha miket e mia të nominuara në këtë kategori. Kjo dekadë u është dedikuar grave që duhet të kujdesen për njëra-tjetrën. Unë ju mbështes, ju uroj më të mirat, jam krenare për të gjitha ju. “Mare of Easttown” i mblodhi njerëzit së bashku dhe u dha atyre mundësinë për të folur për diçka më shumë veç pandemisë globale dhe unë dua të falënderoj të gjithë që panë filmin tonë. Ju krijuat një nënë të moshës së mesme, të papërsosur, me të meta dhe na bëtë të gjithëve të ndihemi me vlerë, sinqerisht”, tha Kate gjatë marrjes së cmimit.



















