KreuCelebrity

Përse ka ardhur Riccardo Cocciante në Tiranë?

Qenka këtu dhe nuk e paskemi ditur! Mjaftoi kjo foto e kantautorit të famshëm Italian me drejtoreshën e revistës “Bordo”, Ilda Lumani që të na ngjallte kërshërinë: përse ka ardhur në Tiranë Riccardo Cocciante?

 

 

A post shared by Ilda Lumani (@ildalumani)

Për më tepër, në kohën kur në Shqipëri ndodhet dhe këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, tek e cila ky emër i njohur i muzikës në vendin fqinj ka investuar besimin e tij. Elhaida ka pasur bashkëpunime mjaft të suksesshme me Coccianten, sidomos me “Notre Dame de Paris”.

Prania e tij në këtë moment në kryeqytetin shqiptar ka bërë të lindin dyshime se bëhet fjalë për një surprizë me rastin e projektit të madh muzikor, që këngëtarja aq e dashur per shqiptaret e jo vetem, kishte paralajmëruar se do ta publikonte në shtator!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF