Shkrimtari Ismail Kadare ka bërë një urim të veçantë për bashkëshorten e tij, Helena Kadare, në 78-vjetorin e saj të lindjes.
Ka qenë studiuesja Alda Bardhyli që ka marrë një mesazh nga shkrimtari për News24, ku Kadare e cilësoi bashkëshorten e tij si njeriun më të rëndësishëm të jetës. Më tej shtoi se edhe pse shkrimtar, nuk mund ta përcaktojë me fjalë marrëdhënien dhe ndjenjën për Helena Kadarenë, dhe theksoi se për gjerat e mëdha nuk ka përcaktime.
I pyetur se “Çfarë është Helena për ju?”, shkrimtari i madh u përgjigj, “Është gruaja më e afërt e imja në këtë botë. Kështu ka qenë që në fillim të njohjes sonë, e deri tani në mbarim, në këtë pjesë të fundit të jetës. Njeriu më i afërt, që më ka dhënë gjithë gëzimet e kësaj bote, ndaj së cilës ndihem i detyruar për gjithçka”.



















