
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë miratimin e rregullatorve për vaksinimin e fëmijëve të moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Rezultatet e provave klinike të vaksinës së tyre kanë treguar se ajo është e sigurtë dhe pranohet mirë nga kjo grupmoshë duke nxitur një përgjigje imune të “fuqishme”, thotë REL. Prandaj përmes një komunikate, Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë një miratim sa më të shpejt. Kompanitë sqaruan se vaksina do të injektohet me një dozë më të ulët se ajo që jepet për personat 12 vjeç e lart. Më vonë këtë vit ato do të shpallin edhe rezultatet e testimit të vaksinës për fëmijët nën moshën pesë vjeç. Sipas kreut të Pfizer, Albert Bourla, “ që nga muaji korrik, rastet e fëmijëve me COVID-19 janë rritur me rreth 240 për qind në SHBA-duke nënvizuar nevojën e për vaksinim”.



















