
The Sun shkruan se kërkuesit britanike kanë arritur të krijojnë një metodë të re shkencore, përmes së cilës kanceri i prostatës tej meshkujt mund të shërohet për një javë. Ata thonë se avansimet e mëdha në drejtim të radioterapisë kanë bërë që ky trajtim innovator të japë rezultat brenda pak ditësh. Deri tani duheshin 20 seanca radioterapie që të luftohej kanceri i prostatës. Tashmë, mjaftojne dy seanca gjithsej “ Burrat mund të vijnë këtu, të shërohen e të vazhdojnë jetën normalisht”, tha Alison Tree, mjeke onkologe në Royal Marsden dhe anëtare e Institutit për kërkimet e kancerit në Londër, duke dhënë kështu shumë shpresë për kushedi sesa persona të prekur nga kjo sëmundje.



















