Ashtu sikurse pritej promovimi i albumit “Zanin” ishte një magji! Një mbrëmje për mos t’u harruar kjo, për të gjithë ata që patën fatin t‘ja dëgjonin zanin Elhaida Danit.
Ajo solli për publikun një minialbum me 5 këngë, të cilat janë të gjitha të shoqëruara me klipe fantastike. Këngët janë dashuri me dëgjim të parë, me të cilat është e pamundur të mos rrëmbehesh teksa interpretohen nga zëri briland dhe i pakrahasueshëm i Elhaidës.
“Për t’më dëgjuar ZanIn” u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe qershia mbi tortë e këtij eventi promovues ishte padyshim prania e të madhit Riccardo Cocciante, një surprizë që artistja kishte menduar për gjithë të ftuarit e saj. Një kujtim për mos t’u harruar ishte dhe interpretimi i këngës “Margherita” nga vetë Riccardo Cocciante..
Ndërkohë të gjithë fansat e artistes pwr momentin mund t’i dëgjojnë 3 nga 5 këngët e minialbumit në Yuotube..; “Zanin”, “Jam betu”, dhe “Hajmali”.



















