Willie Garson, i cili luajti Stanford Blatch, mikun e Carrie Bradsha në serialin “Sex and the City” është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ndau me publikun djali i tij të martën. Willie ishte 57 vjeç ndërkohë që nuk u dhanë detaje rreth arsyes së vdekjes.
“Të dua shumë baba. Pusho në paqe dhe jam shumë i lumtur që ndave të gjitha aventurat e tua me mua dhe munde të arrish kaq shumë. Unë jam shumë krenar për ty. Ti ke qenë gjithmonë personi më i ashpër më qesharak dhe më i zgjuar që kam njohur,” shkroi Nathen Garson në Instagram.
Garson u bë i njohur në serialin Sex and the city ku portretizoi Blatch, një agjent talentesh dhe mikun më të mirë të përkushtuar dhe elegant të Carrie luajtur nga Sarah Jessica Parker për gjashtë sezone.



















