KreuCelebrity

35 vite romancë; ndahet nga jeta bashkëshorti i Tom Ford!

Bashkëshorti i stilistit Tom Ford është ndarë nga jeta ditën e djeshme nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Los Angelos. Richard Buckley 72 vjeç mbylli sytë përgjithmonë pranë familjarëve të tij. Lajmin e trishtë e bëri publik stilistja Stella Mçartney e cila është edhe kumbara e djalit të çiftit.

“Ta quash Richard një mik të dashur është privilegj dhe sikur ta dish boshlëkun e thellë që ka trishtuar shumë shumë. Ai ishte aq i dashuruar, respektuar dhe çmendurisht i dedikuar për ju Tom dhe Jack dhe jeta e tij ishte e kompletuar”; ka shkruar në postimin e ndjerë stilistja Mçartney për ndarjen nga jeta të mikut të saj.

 

Ndërkohë më vonë familja zyrtarizoi lajmin e trishtë duke shkruar në instagram:

“Richard u nda nga jeta paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angelos. Pranë tij qenë Tom dhe djali i tyre Jack. Ai vdiq për shkaqe natyrale”

Tom Ford sot 60 vjeç u takua për herë të parë me Richard në New York Fashion në vitin 1986. Çifti zyrtarizoi romancën në vitin 2014 ku u kurorëzuan me martesë. Stilisti dhe gazetari i modës kanë një djalë 8 vjeçar të quajtur Alaxandër John Jack Buckley Ford.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF