KreuCelebrity

Blendi Fevziu rrëfen vizitën e supermiliarderit të huaj në Shkodër: “Ja ushqimi që e mahniti”!

Blendi Fevziu rrëfeu një histori të vecantë ne “Opinion”, të pazbuluar më parë për publikun shqiptar.  Ai tha se Bernard Arnault, një prej tre njerëzve më të pasur të globit, disa vite më parë ka vizituar qytetin e Shkodrës disa vite më parë ku qenka mahnitur nga një ushqim në vecanti. “Po them edhe unë një detaj të vogël se isha në mëdyshje ta bëja publike apo jo, nuk i kam marrë leje personit. Një i njohuri im në SHBA, që ka një pozicion relativisht që e mundëson të takojë personazhe të njohur më çoi një fotografi dhe më tha “Më fal që të pengoj, dhe më tha shihe nga cili qytet i Shqipërisë vjen kjo foto”. Ishte një foto nga Xhamia Plumbit në Shkodër. Thashë menjëherë është Shkodra, shkurt se nuk kisha kohë për komunikim. Më thotë kam një person këtu që sa e mori vesh që jam nga Shqipëria më tha thuaji cili është ky qyteti se e kam vizituar nga Mali i Zi dhe kam ngrënë ngjalat më të mira të jetës sime. Personi që më pas më çoi foton ishte Bernard Arnault, president i Louis Vuitton Group që është një nga tre njerëzit më të pasur të globi. Kishte mbërritur në vitin 2019 me një furgon, me një shoqërues shkodran. Kishte vizituar xhaminë e plumbit, qendrën e Shkodrës, kalanë e Shkodrës dhe kishte ngrënë drekë në një vend që ishte në lumë dhe kishte përballë kalanë përballë. Kishte ngrënë ngjalat më të mira të jetës së tij. Nuk e kujtonte emrin e qytetit, por kishte qenë në Shqipëri dhe prandaj donte të gjente vendin që kishte vizituar”, tregoi Blendi Fevziu.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF