Angelina Jolie dhe Brad Pitt vijojnë të konfliktet me njëri-tjetrin edhe pse divorci u finalizua rreth dy vite më parë. Pas mosmarrëveshjes për kujdestarinë e fëmijëve, ish-çifti i famshëm së fundmi janë përplasur për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.
Bëhet fjalë për pronën, në të cilën ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në vitin 2014, në prani të gjashtë fëmijëve të tyre. Sipas një dokumenti që ka siguruar “Fox News”, Jolie akuzohet se po përpiqet të shesë aksionet e saj, duke mos lejuar ish-bashkëshortin e saj t’i blejë ato.
Ndërkohë Pitt pretendon se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij, pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëra prej tyre vendos të heqë dorë.



















