KreuCelebrity

Rihanna “bën revolucion”: “Albumi i ardhshëm, krejtësisht ndryshe”!

Rihanna premton t`i befasojë krejtësisht fansat e saj duke i sjellë dicka të re, sic nuk ka bërë asnjëherë më parë. Përpara pjesës së tretë të shfaqjes së saj “Savage X Fenty”, Rihanna rrëfeu për “BillBoard” se po eksperimenton në muzikë.”Ju nuk do të prisni atë që dëgjoni zakonisht. Unë jam duke eksperimentuar. Muzika është si moda. Ju duhet të jeni në gjendje të luani. Unë duhet të jem në gjendje të vesh çdo gjë që dua. Unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Kështu që  jam duke u argëtuar dhe këtë herë do të jetë krejt ndryshe”, ishte komenti i saj. Kur u pyet se kur do të dalë albumi, Rihanna u përgjigj : “Nuk e di, por ne po punojmë për albumin për t’ju lënë pa fjalë”!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF