KreuCelebrity

Einxhel Shkira në Afrikë: “Mami më kërkon një fëmijë mulat”!

Einxhel Shkira është transferuar që prej qershorit në Afrikë duke i hyrë një aventure interesante. Fillimi nuk ishte tamam ashtu sic e kishte menduar, por arriti të ambientohet dhe po jeton e punon aktualisht atje. Po a do të lidhej me një banor me ngjyrë të atij vendi? Rrëfimi i saj tek “Rudina” ishte befasues. “Mami është një çikë me merak, më thotë “po s’të pëlqeu, kthehu”. I thashë “mami, e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë jam me letra, leje pune. Edhe një vendase më pyeti, më tha “nëse ti do dashuroheshe me një person, familja jote do të të lejonte?” M’u kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre. Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë, më thotë “pse se bën dhe ti një kështu si kjo?”. Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e gjente kulturën e vet. Unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë”, tha ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF