
Studiuesit e MyHeritage kontrolluan ditëlindjet e 1.000 fituesve të çmimeve prestigjoze, duke nisur nga Oscars, Grammy, kampionatet botërore, Globi i Artë, Çmimet Pulitzer, Çmimet Nobel etj. Verifikimet treguan se 30 prilli është dita kur kishin lindur më shumë persona të suksesshëm. Ndër yjet e lindur në këtë ditë ishin reperi Travis Scott, aktorja Gal Gadot dhe aktorja Kirsten Dunst. Data e dytë e lidhur ngushtë me suksesin e mëpasshëm në jetë ishte 27 prilli. në këtë liste, hynin fituesja e Grammy Lizzo si dhe aktorja dhe fituesja e Golden Globe Sally Haëkins. Prilli rezultoi të ishte muaji më i suksesshëm dhe 99 fitues të çmimeve më prestigjioze u lindën këtë muaj. Pas tij vinte nëntori, dhe muaji pasues më i suksesshëm, ishte marsi. Ndërsa muaji që rezultoi me më pak persona që arrijnë majat në jetë, ishte shkurti.



















