Al Bano Carrisi nuk embajti dot gëzimin, por deshi ta ndante me të gjithë ndaj e postoi lajmin në rrjetet sociale. Ai dhe Romina Power janë bërë prindër për herë të tretë: Vajza e tyre Cristel solli në jetë një vogëlushe, që e pagëzuan me emrin Rio Ines. 35 vjecarja dhe i shoqi, Davor Luksic, kanë edhe dy fëmijë te tjerë, Kay Turone dhe Cassia Ylenia. Ata lidhën kurorë në 2016 dhe i kanë dhënë fëmijëve të tyre emra në nderim të gjyshit të babit dhe të motrës së mdhe të Cristel, Ylenia, që u zhduk në mënyrë misterioze. “Vogëlushja gëzon shëndet të plotë së bashku me të ëmën”, sqaroi këngëtari i njohur.



















