Sot, Ariana dhe Ermal Fejzullahu kanë një arsye të fortë për të festuar. E në këtë datë të veçantë të Anës, nuk kishte se si të mungonte urimi nga ana e prindërve të saj. Ata kanë bërë urimet e ëmbla për të edhe në rrjetet e tyre sociale, “Urime 2-vjetorin e lindjes qiki babit Ana, te dua shume,” shkroi Ermali përkrah një fotografie të publikuar në Instastory.
Ndërkohë Ariana shkroi përkrah një video ku shihej bukuroshja, “Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, gëzuar ditëlindjen jeta jem Anna”.



















