KreuCelebrity

FOTO/ Brenda ditëlindjes magjike të Greta Koçit

Këngëtarja Greta Koçi, e cila e nisi karrierën e saj muzikore në moshën 13-vjeçare, ka festuar këtë të diel ditëlindjen e saj të 30-të. Në këtë ditë të shënuar ajo ka organizuar një festë të bukur familjare, ku mes dekorit të veçantë Greta shkëlqente.

Kujtojmë që mosha e këngëtares për një kohë të gjatë ka qenë një nga batutat e preferuara të publikut shqiptar, pasi për disa vite me radhë thuhej se Greta ishte 16 vjeçe. Ndaj edhe në këtë 30-vjetor mbi tortë ajo ka preferuar të vendosi numrin 16-të. “Sapo mbusha 16 vjeçe. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja”, ka shkruar ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF