Ka qenë një prej momenteve më të errëta të saj, sic pohoi vetën tek “Trotuar” në “E diell”. Modelja Atalanta Kërcyku rrëfeu se kishte qenë duke shkuar drejt vdekjes. Ajo vuante nga anoreksia dhe për gjatësinë e saj 1.75 metra, peshonte vetëm 49 kilogramë. “1.75 e gjatë dhe isha 49 kilogramë, kam vuajtur nga anoreksia kohë më parë kur isha e angazhuar në modeling jashtë shtetit. Unë po shikoja veten tek shkoja drejt vdekjes. Por nidhesha mirë se njerëzit thoshin ja është modele bla bla bla, por më pas ata filluan të komentonin trupin tim se sa e dobët isha”, tregoi modelja.
