Teksa Fjolla Morina kishte probleme me drejtësinë, mbështetja më e madhe për të ishte bashkëshorti i saj. Ata u martuan me një ceremoni private në Maldive, edhe pse Fjolla ishte në kërkim të policisë.
Por së fundmi, ajo që ka rënë shumë në sy është fakti, se këngëtarja e ka mbyllur llogarinë e saj të Instagramit dhe Fisnik Syla ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij. Mbi të gjitha Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas. Këto detaje kanë ngjallur krisje të mundshme të marrëdhënies së Fjollës dhe Fisnikut, ku ndoshta mund t’i kenë dhënë fund dhe martesës.