KreuCelebrity

Big Brother Vip Albania; Dojna Memës i besohet pozicioni i rëndësishëm!

Nuk ka ende një datë zyrtare se kur nis reality show Big Brother Vip Albania, por dimë që produksioni është në momentet e fundit të përgatitjes së programit që do të zgjasë 100 ditë.

 

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ndërsa autorët kanë preferuar të mbajnë çdo gjë të fshehtë duke mos zbuluar asnjë pjesëmarrrës VIP, apo detaje të tjera rreth programit ‘Vip Magazine’ sapo ka zbuluar emrin që do të moderojë formatin ‘Fun Club’.

Duket se ‘Fun Club’ ku diskutohet çdo të diel për gjithçka ndodh në shtëpi i është besuar moderatores Dojna Mema. Sykaltra e ekranit rikthehet ‘në shtëpi’ pas disa muajsh pauzë ku përgjatë kësaj kohe ajo është marrë me angazhimet e saj private.

Sakaq për momentin nga ana e Dojnës nuk ka asnjë reagim rreth këtij lajmi.

Big Brother Vip Albania pritet të nisë së shpejti dhe moderimi i është besuar Arbana Osmanit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF