KreuCelebrity

Ema Andrea në Big Brother? Aktorja fotografohet me Arbana Osmanin!

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e reality- shoë Big Brother Vip Albania dhe kjo duket se është java e fundit e përgatitjeve para se të dalë data zyrtare e nisjes së programit të shumëpritur.

Ndër emrat e përfolur VIP që mendohet se do të bëhen pjesë e BBV është edhe aktorja Ema Andrea.

Edhe pse nga ana e Andreas nuk ka patur ende asnjë reagim ndaj lakimit të emrit të saj, disa foto paparac të kapura nga ‘Panorama’ duket se kanë konfirmuar zërat. Në foto duket Ema Andrea e ulur në një prej bareve të kryeqytetit me moderatoren Arbana Osmani.

Nuk e dimë nëse pjesëmarrja në BBV ka qenë arsyeja e këtij takimi mes dy emrave të njohur, por aludimet pas këtyre fotove me siguri do të jenë edhe më të forta.

Në 1 tetor nis transmetimi i këtij edicioni. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit do të jetë 100 mijë euro.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF