KreuCelebrity

Më në fund, shpjegimi: Chiara dhe Fedez tregojnë arsyen e sherrit në jaht!

Fotoja e tyre duke u zënë me “ulërima” në bordin e një jahti në liqenin e Comos, ku ndaluan në prag të përvjetorit të tyre të tretë të martesës, u be virale pasi ishte shkrepur pikërisht në momentin kulmor të tensionit në cift. Por disa ditë më vonë, ata u shfaqën bashkë në përvjetor duke treguar se e kishin cdo gjë pas krahëve. Tani Chiara dhe Fedez treguan se cfarë ndodhi atë ditë. “Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruam para se të niseshim, para se të ktheheshim në shtëpi këtu në Milano. Natyrisht, debati më i madh ndodhi pikërisht kur na fotografuan. Po flas për foton që u bë një super meme virale. Sidoqoftë, arsyet ishin budallallëqe,”- tregoi Fedez, ndërsa blogerja shtoi se “Le të themi se arsyeja ishin gjërat familjare, çështjet familjare”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF