
Linda Halimi nuk e mbajti dot gëzimin e blerjes së një apartamenti luksoz në Nju Jork, dhe deshi ta ndante edhe me ndjekësit. Për këtë arsye, këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregoi përmes një postimi në Instagram pamjet nga banesa e re. Linda dëshmoi se ka shije të hollë, pasi zgjedhjet e saj në mobilje dhe ngjyra e kaluan “provimin”!