Këngëtarja Demi Lovato ka habitur me deklaratën që ka bërë në lidhje me alienët. Ajo ka deklaruar se dikur kishte patur një takim të ngushtë me qeniet jashtëtokësore në Joshua Tree, Kaliforni. “Ne ishim në shkretëtirë në Joshua Tree dhe në thelb, pashë këtë rruzull blu që ishte rreth 50 metra larg, ndoshta më pak, dhe ishte si të lundronin mbi tokë. Ishte një përvojë e bukur dhe e jashtëzakonshme”, u shpreh Demi.
Më tej ajo shtoi se më 30 shtator do të publikohet emisioni i saj “Unidentified With Demi Lovato”, ku këngëtarja së bashku me mikun dhe motrën e saj do të flasin për alienët, si dhe do të paraqesin dokumente që të zbulojnë të vërtetën rreth tyre.