KreuCelebrity

E arrirë në profesion, ndërkohë ka një familje të lumtur; Ami zbulon çelësin e suksesit për t’i patur të gjitha

Amarda Toska është një nga vajzat më të pëlqyera të showbizit shqiptar, e cila admirohet nga fansat e shumtë për jetën e saj profesionale dhe personale.

Së fundmi në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka zbuluar çelësin e suksesit për të qenë e arrirë në profesion dhe nga ana tjetër të ketë një familje të lumtur.

“Për ti patur të gjitha duhet balanca për të gjitha rolet që ke në jetë, duhet të kuptosh çfarë vërtet ke prioritet në periudhën që po kalon, duhet ta kuptosh dhe ta mbështesësh partnerin dhe kur egoja jote lufton për jo, duhet të sakrifikosh për “qefet” e momentit, duhet shumë punë që të arrish pastaj pavarësinë në çdo drejtim e të mund t’i shijosh të gjitha çfarë të jep kënaqësinë”, është përgjigjur ajo.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF