Si edicioni i parë që është bërë ndonjëherë në Shqipëri, Big Brother Vip Albania po pritet me kërshëri të madhe. Ndërsa ende nuk ka një datë zyrtare se kur nis reality-show që do të shfaqë një anë tjetër të VIP-ave që do të jenë të zurvejuar nga kamerat 24 orë, duket se produksioni ka vendosur të qëndrojë hermetik duke mos zbuluar asnjë emër personazhi të njohur që ka firmosur kontratën.
Disa orë më parë në llogarinë zyrtare të BBV në instagram, nëpërmjet një postimi në story u njoftua se pas pak minutash do të publikohej një prej VIP-ave pjesëmarrës.
“A jeni gati të zbulojmë një nga banorët VIP të Big Brother”; shkruhej në postim
Një njoftim i tillë patjetër që pati efektin e duhur pasi u duk se kureshtja ishte e madhe për të mësuar më në fund nga vetë produksioni se cili do të qe personazhi i njohur….
E ndërsa gjithkush po priste një emër a një portret në postin e radhës, VIP-i i zbuluar konsistoi vetëm me një tufë flokësh kaçurrel, ç’ka duket se ka irrituar ndjekësit.
“Erdhi koha që të njiheni me VIP e parë…E gjeni dot?”; shruhet përbri tufës së kaçurrelave
Një postim i tillë është quajtur e tepruar dhe fyese nga ndjekësit të cilët nuk kanë ngurruar të shpresin zhgënjimin në komentet e shumta nën ‘foton’ e personazhit të famshëm.



















