KreuCelebrity

Kate Middleton shkëlqen më shumë se kurrë në premierën e “No Time To Die”!

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit këtë të mërkurë morën pjesë në premierën botërore të filmit të ri të James Bond, “No Time To Die”. Mes yjeve të shumtë që ishin të pranishëm, Kate Middleton, nëna e tre fëmijëve, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve teksa kishte veshur një fustan mahnitës prej ari, të krijuar nga stilistja Jenny Packham.

Fustanin me mëngë me pelerinë dhe shpatulla të strukturuara, i cili kushton 2800 paund, ajo e kombinoi me vathë të markës “Onitaa” me vlerë 290 paund, dhe me këpucë po ashtu prej ari, ndërkohë që flokët kishte zgjedhur që t’i kapte.

 

Kujtojmë që “No Time To Die” është filmi i 25-të i serisë së filmave “Bond” dhe filmi i pestë dhe i fundit me Daniel Craig në rolin e agjentit 007. Ai u përball me më shumë se një vit vonesa për shkak të pandemisë Covid-19, por më në fund do të dalë në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar këtë të enjten, më 30 shtator.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF